DYLON

Mërgimtarit i kthehen 1 mijë franga, të harruara në këmishën që e kishte dërguar në pastrim kimik

Mërgimtarit i kthehen 1 mijë franga, të harruara në këmishën që e kishte dërguar në pastrim kimik
Avatar photo Redaksia

Gjest fisnik i stafit të pastrimit kimik “Leo Wash-Go” në Gjilan.

Mërgimtarit iu kthehen 1000 franga e gjetura në rrobat e tyre para procesit të pastrimit.

EkoHigjiena

“ Ecim tutje me pune e korrektësi ndaj klientëve”, ka vlerësuar Bajram Isufi, për të shtuar se në biznesin e tij familjar, janë raste të shpeshta të tilla, kur klientët harrojnë gjëra të rrobat që i sjellin për pastrim, por se stafi është i kujdesshëm, por edhe korrekt dhe në të gjitha rastet gjësendet iu kthehen pronarëve dhe punëtorët vlerësohen maksimalisht, por edhe ky biznes, për çka klientela e tillë i kërkojnë përherë shërbimet që ofrohen këtu, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, Bajram Isufi,  është emër i njohur për gjilanasit, si kontributdhënës i madh në sport, sidomos në hendboll, dikur si hendbollist, por edhe si mbështetës i këtij sporti, më konkretisht të KH Zhegra, por edhe si drejtues disavjeçar i Kompanisë së dikurshme “Higjiena”,  ndërkohë që tani është drejtor në Drejtorinë Komunale për Bujqësi dhe Pylltari të Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.