Gjest fisnik i stafit të pastrimit kimik “Leo Wash-Go” në Gjilan.
Mërgimtarit iu kthehen 1000 franga e gjetura në rrobat e tyre para procesit të pastrimit.
“ Ecim tutje me pune e korrektësi ndaj klientëve”, ka vlerësuar Bajram Isufi, për të shtuar se në biznesin e tij familjar, janë raste të shpeshta të tilla, kur klientët harrojnë gjëra të rrobat që i sjellin për pastrim, por se stafi është i kujdesshëm, por edhe korrekt dhe në të gjitha rastet gjësendet iu kthehen pronarëve dhe punëtorët vlerësohen maksimalisht, por edhe ky biznes, për çka klientela e tillë i kërkojnë përherë shërbimet që ofrohen këtu, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, Bajram Isufi, është emër i njohur për gjilanasit, si kontributdhënës i madh në sport, sidomos në hendboll, dikur si hendbollist, por edhe si mbështetës i këtij sporti, më konkretisht të KH Zhegra, por edhe si drejtues disavjeçar i Kompanisë së dikurshme “Higjiena”, ndërkohë që tani është drejtor në Drejtorinë Komunale për Bujqësi dhe Pylltari të Gjilanit. /2LONLINE/