DYLON

Mërgimtari Fatmir Nuhiqi i dhuroi komunës së Vitisë një kamion multifunksional për pastrimin e rrugëve

Mërgimtari Fatmir Nuhiqi i dhuroi komunës së Vitisë një kamion multifunksional për pastrimin e rrugëve
Avatar photo Redaksia

Mërgimtari Fatmir Nuhiqi, ka dhuruar një kamion multifunksional që do të shërbejë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Vitisë.

Ky donacion vjen në vazhdën e mbështetjes së dhënë nga mërgimtarët për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë komunë, si dhe është një kontribut i rëndësishëm për sigurinë dhe higjienën e qytetarëve.

EkoHigjiena

Kamioni multifunksional, i cili ka kapacitet të lartë dhe është i pajisur me teknologji moderne, do të përdoret për pastrimin e rrugëve gjatë çdo stine, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe për qytetarët e Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, falënderoi mërgimtarin Fatmir Nuhiqi për këtë kontribut të vyer dhe theksoi rëndësinë e ndihmës së mërgimtarëve për zhvillimin e qytetit.

“Shprehim falënderimin tonë në emër të Institucioneve por edhe qytetarëve të komunës së Vitisë, për mërgimtarin Fatmir Nuhiqi, por edhe gjithë ata të cilët e ndihmojnë komunitetin dhe janë të gatshëm të kontribuojnë për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët tanë. Ky donacion do të na ndihmojë shumë në mbajtjen e rrugëve të pastra dhe në përmirësimin e infrastrukturës së komunës”, u shpreh kryetari Haliti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.