DYLON

Mërgimtari Agon Behluli sjell donacion nga Zvicra për tri shkollat tona në Gjilan

Mërgimtari Agon Behluli sjell donacion nga Zvicra për tri shkollat tona në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Komunën e Gjilanit, Jeton Rexhepi ka bërë me dije se tri institucione arsimore në Gjilan janë përfituese të një donacioni me inventar dhe pajisje shkollore, të siguruar nga një shkollë në Cyrih të Zvicrës, me kontributin e bashkatdhetarit Agon Behluli, i cili është lindur dhe rritur në Zvicër.

Donacioni përfshin banka dhe karrige shkollore, kompjuterë, printerë dhe pajisje të tjera të nevojshme për përmirësimin e kushteve të punës dhe të mësimit.

EkoHigjiena

Nga ky donacion kanë përfituar:  Gjimnazi shoqëror “Zenel Hajdini”; IAAP “Marin Barleti”; ShFMU “Selami Hallaçi”.

“Edhe kësaj radhe, bashkatdhetarët tanë dëshmojnë se lidhja me vendlindjen dhe kujdesi për të ardhmen e fëmijëve tanë mbeten të forta. Kontributi i tyre është një mbështetje shumë e rëndësishme për shkollat tona dhe një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon, pavarësisht largësisë”, ka thënë drejtori Rexhepi.

Ai tha se Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan e vlerëson këtë kontribut dhe falënderon Agon Behluli për mbështetjen e dhënë, e cila dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet diasporës dhe vendlindjes.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.