Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është objektivi i radhës i skuadrës së Sampdorias. Pas Alessio Romagnoli i Karpit e Matteo Bianchetti i Veronës drejtuesit e skuadrës italiane po mendojnë edhe për mbrojtësin e Këlnit.
Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, prej kohësh është vënë në ndjekje të një qendërmbrojtësi për të kompletuar grupin e futbollistëve që do të ketë në dispozicion trajneri Marco Giampaolo.
Ferrero është duke menduar të bëjë një zgjidhje ideale për të zëvendësuar Leandro Castan, i cili kaloi te Torino.
Mavraj ka edhe një vit kontratë me skuadrën nga Bundesliga gjermane, por kjo mund t’i shtyjë drejtuesit e Këlnit ta shesin lojtarin te Sampdoria për të mos e humbur atë pas një viti me parametër zero, shkruan “Tuttomercatoweb”.
Mediat theksojnë se Sampdoria ka shfaqur hapur interesimin por ende nuk është bërë një ofertë konkrete në drejtim të klubit gjerman.