Mërgata dhe vendlindja poetike në “Ditët e Mërgatës”
Këto ditë jeta kulturore në qytetin e Dardanës do të mbushet me gjallëri nga njerëzit e saj .
Ka shumë arsye që “Ditët e Mërgatës” të sjellin buzëqeshje.
Në këtë atmosferë të mallit për vendlindjen Klubi Letrar NOSTI, do të organizojë aktivitet kulturor letrar. Më 21 korrik 2026,ora 11, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati, mbahet përurim i veprave të poetit të kësaj treve z. Bajram Ibrahimaj, nga fshati Hogosht. Bajrami, jeton e punon në kurbet. Mirëpo nga Zvicra ai komunikon me vendlindjen përmes vargjeve poetike.
Kësaj radhe do të shpaloset opusi krijues i krijimtarisë artistike, veprat e të cilin kanë frymëzim dhe objektivë vendlindjen dhe Kosovën.
Jeni të ftuar të shijoni vargjet poetike të poetit Bajram Ibrahimaj.
Mërgata dhe vendlindja poetike në “Ditët e Mërgatës”
/Klubi letrar NOSITI/
