Llapi nuk humbet kohë për të gjetur zëvendësuesin e Sebino Plakut, i cili u zyrtarizua sot si transfer i SC Gjilanit në këtë afat kalimtar.
Drejtuesit e klubit llapjan tashmë kanë arritur marrëveshje me Jasmin Raboshtën, i cili në pjesën e parë të kampionatit ishte pjesë e Vushtrrisë.
Lajmi është bërë i ditur nga mediumi shqiptar “Newsport.al” që ka raportuar gjatë mbrëmjes së 4 janarit në lidhje me afrimin e Raboshtës në “Zahir Pajaziti”.
Raboshta ka shënuar 3 gola deri tani në këtë edicion, ndërsa ekipi i tij ndodhet në vendin e parafundit të Superligës me 15 pikë.