Mënyrat për të mbrojtur shëndetin e gjinjve tuaj

Kujdesuni për shëndetin e gjinjve tuaj dhe minimizoni rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit. “Kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit, ka një lajm të mirë dhe një të keq: Lajmi i mirë është se gratë e reja kanë më pak shansë të preken nga kjo sëmundje sesa gratë e moshuara, kurse lajmi i keq është që nëse kanceri i gjirit qëndron në heshtje, ka shumë mundësi të shfaqet në një formë agresive”, shprehet Debra Mangino, mjeke dhe studiuese e “New York’s Memorial Sloan-Kettering Cancer Center”.

Por një mënyrë jetese e shëndetshme mund të mbrojë shëndetin e gjinjve tuaj. Ja metodat e hershme të zbulimit, të cilat ekspertët thonë se janë të rëndësishme:

1. Qëndroni në peshën e duhur

Mbipesha mund të rrisë shanset për zhvillimin e sëmundjes dhe mund të zvogëlojë shkaqet për t’i mbijetuar asaj, shprehet Harold Freeman, MD, president dhe themelues i “Ralph Lauren Center for Cancer and Prevention in New York City”.

2. Kuptoni se sa të rëndësishme janë ushtrimet

Ushtrohuni rreth 45 minuta 5 herë në javë. Të ushtrohesh forcon imunitetin, mban larg mbipeshën dhe ul nivelin e estrogjenit dhe insulinës.

3. Pini më pak alkool

Kërkimet tregojnë se konsumimi i dy pijeve në ditë rrit me 21 % rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit. Preferoni verën nga rrushi i freskët. Rezveratroli i cili gjendet në cipën e rrushit, ndihmon në uljen e estrogjenit, çka mund të reduktojë rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje.

4. Konsumoni perimet crucifere

Një dietë me yndyra të ulëta mund ta minimizojë rrezikun. Për më shumë mbrojtje, shtojini dietës suaj perime crucifere të tilla si brokoli dhe lakra jeshile. Ato përmbajnë sulforaphane, i cili besohet se ndihmon në parandalimin e shumimit të qelizave kancerogjene. Mundohuni t’i hani ato të papërpunuara.

5. Njihni historinë e familjes

Në 15 % të rasteve me kancer gjiri, sëmundja lidhet me historinë e familjes. Nëse një i afërm i shkallës së parë është ekzaminuar nga kjo sëmundje, ju rrezikoni dyfish dhe nëse keni dy të afërm, ju rrezikoni pesëfish.

6. Kontrollohuni

Çdo grua duhet të bëjë një kontroll gjiri dhe mamagrofi, të paktën një herë në tre vjet duke filluar nga mosha 40 vjeç. Gratë që kanë një histori familjeje me këtë sëmundje duhet ta fillojnë kontrollin 10 vjet më herët se mosha kur është shfaqur tek paraardhësit e tyre. Gratë e reja të cilat janë të rrezikuara duhet të kryejnë edhe një MRI ose sonogramë, përveç mamografisë.

7. Merrni në konsiderat testin gjenetik

“Kur kanceri godet gratë e reja, ka shumë gjasa që kjo të lidhet me një mutacion BRCA,” shprehet Margino. Konsultohuni me një specialist gjenetik për të përcaktuar faktorin e rrezikut.

KOMENTE