DYLON

Mënyra për të larguar rrudhat midis vetullave dhe ballit!

Avatar photo Redaksia

Askujt nuk i pëlqejnë “rrudhat e ngrysjes”, ato, që shfaqen midis vetullave. Të padëshirueshme janë dhe rrudhat horizontale, që shfaqen sa herë që ju ngryseni në fytyrë, ngrini sytë dhe vetullat, shprehni habi dhe shqetësim.
Aktualisht botoksi është ilaçi më i mirë kundër rrudhave horizontale. Atë e injektojnë në muskujt e ballit (jo në vetë rrudhat) dhe pacienti e ka të vështirë t’i ngrejë lart vetullat. Kësisoj, lëkura në ballë mbetet e palëvizshme.

Po ta bëni injeksionin me botoks para se rrudhat midis vetullave dhe në ballë të bëhen tepër të dukshme, kjo do t’ju ndihmojë të shmangni formimin e tyre dhe të sheshoni shenjat e para të plakjes; rrudhat nuk do të vazhdojnë të thellohen. Po të keni rrudha të thella, botoksi i sheshon ato, por për të pasur efektin e tendosjes, nevojitet pak mbushës.

EkoHigjiena

Vështirë të thuash, kur është koha më optimale për ta bërë këtë procedurë, këshillon Living. Te njerëzit me fytyra ekspresive dhe lëkurë të zbehtë me dëmtime nga dielli, rrudhat shfaqen më herët.

Botoksi vepron vetëm në atë pjesë, ku injektohet. Ai nuk përhapet nëpër fytyrë dhe të ngrijë të gjithë muskujt tuaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.