DYLON

Mënyra natyrale për të parandaluar rënien e flokëve

Avatar photo Redaksia

Për të parandaluar rënien e flokëve, ajo që duhet të bëni fillimisht është të përdorni më mirë produkte natyrale sesa të shpenzoni para për të shkuar në sallone të shtrenjta

Të cilët nuk e zgjidhin problemin. Ja disa këshilla të cilat ju ndihmojnë të reduktoni rënien e flokëve:

EkoHigjiena

1- Trajtimi me vaj të nxehtë

Për këtë trajtim përdorni vajin e ullirit apo kokosit. Ngroheni në zjarr, por jo të jetë nxehur më shumë sesa duhet. Masazhoni më pas skalpin e kokës suaj. Mbajini flokët e vajosur për rreth 1 orë dhe më pas lajini ato.

2- Trajtimi me lëngje natyrore

Shpëlajini flokët tuaj me lëngje natyrore. Si për shembull me lëngun e hudhrës, qepës, xhenxhefilit, etj. Mbajini flokët me këtë lëng për gjatë gjithë natës dhe lajini në mëngjes.

3 – Masazhoni herë pas here kokën

Masazhoni herë pas herë skalpin e kokës. Është e sugjerueshme për disa minuta në ditë sepse ndihmon dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Nëse ky i fundit bëhet gjithmonë në lëkurën e kokës, mban folikulat e flokut aktive.

4- Antioksidantët

Aplikoni çaj të ngrohtë jeshil në kokën tuaj dhe mbajeni këtë përzierje për një orë. Çaji jeshil përmban antioksidantë që parandalojnë humbjen e flokëve dhe nxitin rritjen e tyre.

5- Praktikoni meditimin

E besoni ose jo, shpesh herë shkaku kryesor i rënies së flokëve është stresi dhe tensioni. Meditimi do t’ju ndihmojë në uljen e tyre dhe do të rivendosë ekuilibrin hormonal.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.