DYLON

Mënyra e të ushqyerit ka një rol të veçantë për lëkurën

Avatar photo Redaksia

Mënyra e të ushqyerit ka një rol të veçantë për lëkurën. Një dietë që nuk përmban yndyra mund ta përkeqësoj tharjen e lëkurës.

Është arsye e mjaftueshme kjo që herë pas herë të hani ushqim të pasur me yndyrë nëse nuk doni të keni rrudha dhe humbje të elasticitetit para kohës.

EkoHigjiena

Zgjidhja: Mos i konsideroni yndyrat si ushqim i ndaluar. Hani produkte të pasura me omega 3 acide, si peshk, farë liri, arra dhe vaj ulliri. Këto yndyra acidike ndihmojnë për lëkurë të tharë sepse janë ndër elementet kryesore të sebumit (yndyrës në lëkurë) – pra e shtojnë yndyrën natyrale të lëkurës.

Një tjetër arsye nga dieta që shkakton lëkurë të thatë është përdorimi i tepërt i alkoolit, i cili është një dehidrues famëkeq. Do të ishte i mirëseardhur kontrollimi i pijeve alkoolike dhe pirja e mjaftueshme e ujit – deri në 2 litra në ditë.

Edhe pse disa ekspert nuk pajtohen që hidrimi vjen nga brenda, askush nuk mund ta mohojë që qelizat kanë nevojë për ujë për të funksionuar si duhet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.