Shkruan: Islam Krasniqi
/2L ONLINE/ – Republika e Kosovës tash e më shumë se gjysmë viti është me instutucione të hendikepuara, apo më mirë të themi së është paralizuar shteti nga njerëzit e etur për pushtet, nga ata që e demtojnë sovranitetin e shtetit duke shkelur kushtetutën, dhe duke mos mbajtur përgjegjësi për veprimet tyre. E gjithë kjo tollovi po bëhet vetëm për pushtet, sepse edhe dy partit opozitare kanë qenë pjesë e marrëveshjeve politike gjegjësisht pjesë e dialogut në Bruksel, kanë qenë pjesë e atyre marrëveshjeve shumë të demshme për Kosovën siq është edhe rasti i Fusnotës, e tash kërkojnë llogari nga Qeveria duke kërkuar edhe largimin e tyre.
E tërë lufta është përqendruar në postin e unifikuesit të popullit, ku në këtë muaj pritet një furtunë e fuqishme politike, sepse do të plotësohet marrëveshja PDK-LDK. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka paraparë që presedenti të jetë unifikues i popullit, dhe zgjedhja e Thaqit si president në bazë të marrëveshjës së koalicionit është në kundërshtim me parimet kryesore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sepse ai nuk po e përfaqëson popullin por vetëm partinë e tij “PDK”, ndoshta edhe te një pjesës së LDK-së.
Presedentja e Shtetit është dashur patjetër të paraqet si çeshtje urgjente dialogun mes pozitës dhe opozitës dhe ti jep fund këtij sistemi politik i cili punon si n’bashqe të babës. Mirëpo, presidentja s’e ka këtë fuqi juridike as politike, se ka dal nga zarfi, dhe nuk i’a ka dhanë populli as mandatin as fuqinë, edhe pse zgjedhja e saj ishte e duhur për qastin por jo edhe për kohën.
Qeveria po ankohet se opozita po tenton që ta marrë shtetin me dhunë, por ata po harrojnë premtimin që e dhanë gjatë fushatës zgjedhore, dikush do i punësoj 150 mijë, e dikush 200 mijë qytetarë, e faktikisht janë punësuar disa militant partiak, e janë mbyllur dhjetra kompani të vogla, e qindra qytetarë janë larguar nga puna.
Aktori nga Shqipëria Koço Devolle për deputetët thotë:
Ju populli vetë na votuat, vetë na zgjodhët, ju vetë mund të na hiqni. Ju na shani, c’farë nuk na keni thanë, por prapë neve na votoni! /2L ONLINE/