(2L ONLINE) – Duke sheshuar për apo kundër arsyes,…për kënaqësi të ditëlindjes, rilexova Veprën e Plutarkut! Pastaj rilexova edhe Veprën e Lukianit. Tutje shfletova Celsin, Origenin, Eusebin!…-Shkaku i rileximit ishte tema e mendësisë së njerëzve të kohës. Kështu gjithë këta autorë antikë të fillim -mijëvjeçarit të parë, trajtuan një temë të veçantë, -m e n d ë s i n ë e n j e r ë z v e. Të jesh për apo kundër arsyes është një mençuri që për gjithë jetën rendon dhe rangon njerëzit. Të jesh në anën e të fortëve e mujsharëve pa arsye, -apo të jesh me të arsyeshmit, -që ruajnë njerëzinë. Nuk ka mundësi, sëpaku në mesin tonë, që të jeshë i lirë dhe i pavarur në mesin e të varurve dhe të ngërthyerve.
Nga: Femi HALIMI
Mendësia e njerëzve është shumë komplekse dhe deri e çuditshme! Është arsyeja -racioni që duhet ta udhëheqë e kontrollojë mendësinë, mirëpo njerëzia kanë një prirje për të shkuar kundër arsyes! Është një si kënaqësi të mohohet arsyeja në vetvete dhe tek të tjerët. Kështu arsyeja me shumicë është e padëshiruar tek njerëzia. -Përse kjo ndodhë kështu, -kështu si është, e këtillë, -komplekse dhe e çuditshme, -ishte temë shumë e preferuar qysh tek autorët antikë.
Në thelbin e çështjes së ikjes nga arsyeja me çdo kusht, sipas autorëve antikë ishte një diçka që ata e quajtën z b r a z ë t i e q e n i e s. Kështu kjo zbrazëti, shtytë njerëzit të jenë kundër arsyes. Në të vërtetë kjo zbrazëtia ishte e njohur edhe atëherë tek të diturit e arsyeshëm, -por që edhe ata e spjegonin ndryshe ngasa duhej të spjegohej. Kështu edhe vetë këta autorë antikë, që ngritnin veten mbi të tjerët për shkak të mbrojtjes së arsyes, -këta autorë, të aftë e të arsyeshëm, në të vërtetë nuk patën mundësinë, apo nuk e patën të kjartë, të ceknin të duhurën tutje në ligjërimin e tyre përndryshe të mahnitshëm!.
Në vend të cekjes së arsyes dhe të së vërtetës tutje në shkrim, këta autorë u shërbyen me mënyrën e ikjes së njerëzve nga arsyeja, -e kjo ishte mënyra përmes g ë n j e s h t r ë s. Duke ligjëruar kështu për gënjeshtrën e preferuar më së shumti, autorët këta antikë, zbërthyen gënjeshtrën, dhe me këtë përfunduan rrugëtimin hulumtues në ligjërim.
Vdekja e pelegrinit
Në pika të shkurtëra, peregrini ishte një personazh i vërtetë historik, për të cilin me nga një njëzet faqe tekst shkrojtën –Lukiani, Celsi, Origeni dhe Eusebi. Peregrini, që te Lukiani në Vepër është Proteu, ishte një lavdidashës i skajshëm. Kishte një psikopati a retardim për veprat e veta dhe në sy të të tjerëve. Donte me çdo kusht të ishte i pari, më i lavduari dhe më i madhi i njerëzve! Lukiani shkruan për të se ky peregrini pastaj ishte pjesëtar i rendit filosofik të cinikëve. Cinikët mohonin çdogjë të mirë në jetë dhe kundërshtonin të gjithë të tjerët në çdogjë, kurse vendi i tyre i ngritjes dhe forcës ishte intervenimi në vend publik dhe në ngjarje të mëdha. Kështu edhe peregrini nisi dhe përfundoi jetën, me të edhe veprën, sipas parimeve të cinikëve. Sipas Lukianit, peregrini vrau të atin që në fillim të rrugëtimit të tij drejt Olimpit të marrëzisë, me arsyetim se e çliroi nga vuajtjet e pleqërisë dhe ngase ishte i vetëm. Peregrini pra këtë akt e merrte madhor dhe moral, e jo krim më të rëndin siç është. Pastaj u rropat gjatë në vende publike me përcjelljen e cinikëve dhe bëri e çka nuk bëri për lavdidashjen e vet dhe për të kunorëzuar veten me diçka që as vetë nuk e dinte se çka ishte e çka donte!…Përderisa në fund vrau vetën në një gropë zjarri në Olimp!
Plutarku pak para këtyre autorëve, -shekulli i parë i mijëvjeçarit të parë, që në fillim të Veprës së vetë –Jetë paralele të njerëzve të shquar të Kohës së Vjetër, -ka një shkrim për Gënjeshtrën!…-Përse njerëzit gënjejnë shkruan Plutarku, -gënjejnë gjithë kohën e për gjithçka dhe nuk mund të qëndrojnë poqese nuk gënjejnë!?! Lukiani pokështu në “Vdekjen e peregrinit” çuditet me gënjeshtrën të cilën njerëzit e kultivojnë më së shumti në jetë dhe e cila është më e preferuara ndër njerëzit! Nuk është gënjeshtra kjo e vetme që qëndron në sedrën dhe qenien njerëzore, sipas Plutarkut. Hedhja mbi gjithçka e gënjeshtrës në jetë tek njerëzit sipa autorit bëhet me qëllime të largëta perfide dhe se duke gënjyer njerëzit ndërtojnë një vijë sulmi të ashpër ndaj dikujtë. Kjo betejë është gjithmonë kundër arsyes dhe njerëzve të drejtë, të meritueshëm dhe të zellshëm. Kjo shkon edhe më larg në shkrim, në përpjekje për të zbërthyer karakterin njerëzor shumë kompleks…
Kështu pastaj tutje, ky peregrini pas do kohe bëhet anëtar i Rendit të Besimtarëve në Israel e në Azi të Vogël atëherë. Një kohë të gjatë duke bashkëjetuar me ta peregrini përkrahet dhe arrin të bëhet lider i besimit ndër ta. Pastaj autoritetet e pushtetit romak e burgosin. Të krishterët burgoseshin, kohëpaskohe, vriteshin, torturoheshin, liheshin pa të drejta kurrfare njerëzore, në varfëri e në sëmundje të pashërueshme. Peregrinin në burg pastaj shkuan dhe e përkrahën Bashkësia e besimtarëve. E përkrahën aq shumë sa Gjykatësi Romak e liroi nga akuza dhe e nxorri nga burgu në liri, duke i thënë se nuk ishte i denjë as të mbahej në burg! Kjo sipas Lukianit. Celsi njësoj, edhe më shthurrur, peregrinin e paraqet për njeri të përhumbur, lavdidashës, e të pabesë. Celsi edhe mohonte krishtërimin në çdo aspekt, si jo të arsyeshëm dhe të rrezikshëm. Por Eusdebi e Origeni, shkrues të krishterë, peregrinin e paraqqesin për martir të kishës. –Martir vetvetiu don të thotë se ishte likuiduar ngta pushteti romak për shkak të bindjeve të besimit të krishterë. Kështu për peregrinin janë dy mënyra dhe dy të kundërta që përshkruajnë bëmat e tij dhe rëndësinë përse u dasht të përmendej në shkrimet e tyre.
Proteu
Ndëprkaq, se a duhet të shkruhet me germë të madhe apo të vogël, kjo është çështje në vete. Emri i tij ishte në të vërtetë “Prote”, kurse “peregrin” ishte një atribut që fitohej nga autoritetet romake. Roma peregrinë në fillim i quajti të huajtë që ndodheshin me punë të rëndësishme në Perandorinë Romake. Peregrinët ishin të huaj por me autoritet e të drejta sikur qytetarët romakë. Ishe “Ius peregrinus” që mbronte të drejtat e të huajve në Romë e brenda kufijve. Ishte edhe “Ius gentium” për të drejtën e shkëmbimit tregtar dhe letrave kontrata, me të cilën të huajt barazoheshin me qytetarët romak. Por më vonë, të drejtën e peregrinikt e fituan edhe qytetarë romakë, me sakt, të huajt që me “Ius conubi” –të drejtën e kontratave martesore, fitonin qytetarinë romake të përhershme.
Marrëzia
Po fjala ishte tek peregrini dhe tek referenca e titullit për kompleksitetin e karakterit njerëzor në shfaqjen e dobësisë, në vend të qëndresës, siç kërkohet. Ky peregrini, pasi doli nga burgu, -që sipas Lukianit –mbase sepse u pasurua shumë sa ishte në Bashkësinë e Besimtërëve të krishterë, dhe se mbase pagoi lirinë, -ky peregrini por hasi në liri tutje në ngërqin e vetvetes, pasuar nga ndërgjegjja për vrasjen e të atit nga rinia dhe droes se masa e njerëzve do ti kërkon llogari për krimin. Megjithëse peregrini bëri shumë të mira tutje, dhe përdereisa në fund gjithë pasurinë e paluajtshme ia la komunës që t’ua ndante qytetarëve në nevojë, -ky peregrini nuk mundi të lirohej nga ndërgjegjja e thyer rëndë, e që i rridhte nga arsyejae vrarë, për krimin ndaj të atit. Kështu ky, më në fund vendos të bëj një spektakël të madh –në nivel të Olimpiadave! Vendos që në kohën e nisjes së Olimpiadës së radhës të bënte vetëvrasje publike!…Këshu ky peregrini edhe bëri, -vrau veten duke u hedhur në gropën e zjarrit, që gjasonte në Flakën Olimpike të shenjtë atë kohë për zotërat e Olimpit!…Lukiani shkruan se kishte qenë i pranishëm në vendngjarje dhe se raportoi drejtpërdrejt nga vendi me besnikëri. Peregrini kishte thirrur sipas Lukianit, -zotërat e Olimpit që të pranonin flinë e tij, -dhe se fill pas kësaj kishte thirrur prindët: …-“O nënë, dhe ti o at, -më pranoni më në fund në gjirin tuaj, -mua birin tuaj të dashur!…” Kështu shkruan –Lukiani, -ishin fjalët e fundit të peregrinit lavdidashës e cinik, të dalur plotësisht nga rruga dhe nga arsyeja, e për të përfunduar me vetëvrasje për lavdi! Në të vërtetë tregon prregrini aktron njeriun që tërë jetën shkon kundër arsyes, e që është e lodhshme dhe me shumë mundime, sa që vdekja me çdo mënyrë është shpëtim i vetëm. Peregrini vret veten në gropë të zjarrit, -dhe kjo e bën me të drejtë Lukianin që ta quaj këtë për lavdidashje!…Eusebi shkruan se kjo ndodhi në vitin 187 në Olimp –Peloponez.
Referenca
Shkrova për këtë temë, ngasa përballem çdoditë në mesin tonë me personazhe të këtilla!…Edhe të akterëve, po edhe të autorëve vëzhgues. Që të dy palët shkojnë një rruge të njëjtë, të mohimit të njëri –tjetrit , e në përfundim, të mohimit ekstravagant të arsyes. Gjithë kohën përballem me shvercerë moralë e politikë të interesit madhor të përgjithshëm e për llogari të xhepit të vet. Në këtë ekstravagancë kundër arsyes është vështirë të merresh vesh me njerëzit. Gjithë kohën flasin, mbrojnë, çirren për diçka që duket sikur arsye, por që në të vërtetë është armiku i arsyes. Gjithë kohën përballem me të tillë, me duart plot euro, e që flasin për skamjen e skajshme tek ne. Që flasin për mungesën e drejtësisë, që është kusht për jetë, por që vetë janë me çdo kusht kundër drejtësisë. Që përbuzin deri në skaj të mirën, deri tek liria kjo, por që në të vërtetë këtë shkelje e përbuzje e ngrisin në majë të moralit dhe njerëzisë. Që gënjejnë gjithë ditën me tregime trishtuese e me sajesa të rreme për ngjarjet trishtuese por që nuk kanë ndodhë kurrë, por të cilat i mbrojnë me çdo kusht për të vërteta, -për njerëzit e ndarë për linq. Përballem çdoditë e kudo e gjithë kohën me njerët të këtillë që rrinë në kamje e që flasin gjithë kohën për skamjen e shkretimin që po ua bën filani vetë, -një i zgjedhur për linq, si një fli sakrifice zotërave të tmerrshëm nga kohërat e vjetra. Që me celularë Galaxy 4, 5, e besa tani edhe 6, me laptopë në prehër, e me kartela banke të mbushura plot, -çirren për skamjen e skajshme këtu. Që thonë se ky vend është i fundit në botë, pa asnjë mundësi jetese elementare, -përderisa bëjnë një jetë zotërinjësh të vërtetë që nuk i ka bota. Fundifundit, kudo në botë, në mbrojtje të vendit, të gjithë madhorët sakrifikojnë një pjesë më të mirën të jetës në mbrojtje të atdheut e kufinjëve dhe larg të mirave e kënaqësive. Këtu neve na mbrojnë Amerikanët e Ndërkombëtarët, -krejt forca e botës, -por ne jemi sipas tyre më të pambrojturit e rruzullit dhe më të lënit pasdore!?!…Me të vërtetë ka njerëz që janë gjendje të këtillë, por çështja është se të tillët heshtin. Në vend të tyre flasin të kamurit, të fortët, mujsharët, ekstravagantët. Flasin peregrinët me kënaqësinë kundër arsyes, megjithëse këta nuk kanë asnjë të drejtë të jenë kundër së vërtetës. Pasise e vërteta sipas tyre duhet të fshihet, që me të të fshihen edhe këta peregrinët, -që të fshehin atvrasjen e atavizmat tjera.
-Del se e vërteta është e kundërtë gjithnjë ngasa thonë. Por kjo mënyrë e tyre e shkuarjes kundër arsyes besa edhe po ka efekt dhe po është më e pranueshme në popull, -sepse mbase edhe vetë populli është me shumicë anën e tyre!?!…Sepse mbase atavizmat nuk janë veçse nga kohët e errëta heroike, por ka shumë prej tyre edhe të kohës më të re krejt, -krejt deri para pak kohe që ishte. Rreshtimet brenda kombit për shkak të politikës deri frik, lanë pasoja të pakalueshme për të gjallët –sa që nuk ka asnjë mundësi ndryshimi për të mirë. Kështu njeriu bëhet objekt urrejtjeje, -jo se ka bërë diçka për tu urrejtur, porse sepse është i rreshtuar në anën e kundërtë të mendësisë së shërbëtorëve të deridjeshëm. Nuk ka asnjë zgjidhje për këtë -dhe kjo është mendësia që preferohet e çmohet. Nuk të duan thjesht –dhe kjo duhet të kuptohet. Janë mësuar në mendësinë e tyre mijëravjeçare –kundër arsyes dhe kanë veshët në lesh ndaj thirrjes së ndërgjegjes. Kjo kështu, -qoftë edhe me humbjen e lirisë dhe rënien në robëri. Në këtë rast lavdidashja dhe shkuarja kundër arsyes për më tepër nuk janë veti të vetëm një njeriu, por të tërë një mesi a bashkësie! Kështu ishte kjo puna e mendësisë!…Për këtë, kjo edhe nxiti qysh autorët antikë ta zinin e përjetësonin me më të madhën kënaqësi, veçmas nga të gjitha temat! /2L ONLINE/