DYLON

Menaxhmenti i Spitalit të Gjilanit priti në takim Major Sadettin Bal dhe ekipin e tij

Menaxhmenti i Spitalit të Gjilanit priti në takim Major Sadettin Bal dhe ekipin e tij
Avatar photo Redaksia

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr.Afrim Cana iu dëshiroi mirëseardhje përfaqësueseve të KFOR-it Turk duke i falënderuar për kontributin e dhënë në Shëndetësinë e Republikës së Kosovës e në veçanti në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.

“Pranimi i donacionit nga KFOR-i Turk i tri makinave për Lavanderinë e Spitalit sigurisht se rrisin kapacitetet dhe efikasitetin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe atyre ndihmëse teknike duke marr parasysh shumë faktor në shërbimet tona 24/7, gjithashtu ky donacion forcon bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, ka thënë Cana..

EkoHigjiena

Major Sadettin Bal theksoi se janë shumë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë me Spitalin e Gjilanit, ky donacion do të rrit kapacitetet në shërbimin teknik përkatësisht në Lavanderinë e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan.

Ai shtoi se bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë edhe më tutje me institucionet shëndetësore dhe ato arsimore.

Pjesë e diskutimit ishte edhe shkëmbimi i përvojave të ndryshme të cilat ndihmojnë shumë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.