Menaxhmenti i Policisë vizitoi njësitë kufitare për ndërhyrje të shpejtë dhe të kontrollit kufitar ujor në veri të vendit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i Departamentit për Kufi, nënkolonel Fehmi Xhata, gjatë vizitës së përbashkët të realizuar në veri të vendit, ku vizituan njësitë policore kufitare dhe patrullat e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, vizituan edhe njësitë për ndërhyrje të shpejtë dhe njësitë e kontrollit kufitar ujor.
Gjatë kësaj vizite, menaxhmenti policor u takua me zyrtarët e njësive kufitare, ku u njoftuan nga afër me punën dhe angazhimet e tyre patrulluese në mbikëqyrjen e brezit kufitar, konkretisht të vijës së gjelbër dhe vijës së kaltër, në funksion të mbikëqyrjes kufitare, forcimit të sigurisë dhe parandalimit të krimit transkufitar.
Menaxhmenti i PK-së përgëzoi zyrtarët policorë për punën dhe angazhimin e pakursyer në interes të sigurisë së qytetarëve dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës. Vizita u përmbyll me një patrullim me njësitë e kontrollit kufitar ujor.
Video Policia e Kosovës
