DYLON

Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” pret në takim përfaqësuesit e KFOR-it Turk

Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” pret në takim përfaqësuesit e KFOR-it Turk
Avatar photo Redaksia

Sot, në ambientet e kompanisë, Menaxhmenti i KRU “Hidromorava”, Gjilan, priti në takim dy përfaqësues nga kontingjenti turk i KFOR-it: Major Hüseyin Köse dhe Rreshter Emin Yurtalan.

Takimi kishte karakter njoftues dhe u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe profesionale.

EkoHigjiena

U diskutua për rolin dhe rëndësinë e ujit si burim jetik dhe u shpreh vullneti i ndërsjellë për bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujit dhe mbështetjes komunitare.

KRU “Hidromorava” falënderon përfaqësuesit e KFOR-it Turk për vizitën dhe shpreh gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve dhe komunitetit që ne shërbejmë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.