DYLON

Menaxhmenti dhe kolektivi i NPL “Tregu”, shpreh ngushëllime familjes Isufi pas ndarjes nga jeta të Bajram Isufit

Menaxhmenti dhe kolektivi i NPL “Tregu”, shpreh ngushëllime familjes Isufi pas ndarjes nga jeta të Bajram Isufit
Redaksia

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta të drejtorit të NPL TREGU SH.A. Gjilan, z. Bajram Isufi.

Gjatë kohës sa ushtroi detyrën e drejtorit në ndërmarrjen tonë, z. Bajram Isufi dëshmoi përkushtim, profesionalizëm dhe aftësi të veçanta bashkëpunimi. Ai ndërtoi raporte të shkëlqyera me kolegët e ndërmarrjes, tregtarët dhe qytetarët që frekuentonin tregun çdo ditë, si dhe me të gjithë ata që kishin kontakte dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me shërbimet e NPL TREGU.

EkoHigjiena

Largimi i tij i parakohshëm na ka tronditur thellë të gjithëve. Humbja e një drejtuesi dhe bashkëpunëtori të tillë është një dhimbje e madhe për të gjithë kolektivin tonë.

Në këto momente të rënda dhimbjeje, menaxhmenti dhe i gjithë kolektivi i NPL TREGU SH.A. Gjilan u shprehin ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes, djemve, familjes së ngushtë dhe familjes së gjerë të të ndjerit.

Në këto çaste të vështira, jemi pranë jush në dhimbje dhe lutje.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Me pikëllim, Menaxhmenti dhe kolektivi i NPL TREGU SH.A. Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.