DYLON

Menaxhimi i ujërave-efekti në mbrojtje të ambientit

Menaxhimi i ujërave-efekti në mbrojtje të ambientit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit “Bridging Regions”, u zhvillua programi i coaching-ut/konsulencës me Kompaninë Hidromorava në Gjilan.

Sipas Mediana Bislimit, drejtoreshë ekzekutive e CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations, programi u fokusua në temat e përfshirjes së komunitetit, qytetit të mençur (Smart City) dhe Health & Well-being Coaching, në kontekstin e menaxhimit të qëndrueshëm të ujit.

EkoHigjiena

Ajo ka thënë se gjatë diskutimit me menaxhmentin e kompanisë, u theksua rëndësia e integrimit të teknologjive të mençura dhe e aplikimit të praktikave të bazuara në komunitet për të rritur mbrojtjen e mjedisit dhe efikasitetin e shërbimeve.

“Përfaqësuesit e Hidromoravës ndanë rekomandime të vlefshme për zhvillimin e sistemeve të mençura të ujit dhe forcimin e vetëdijes publike për qëndrueshmëri — duke kontribuar në qëllimin e përgjithshëm të projektit për nxitjen e bashkëpunimit ndërajonal dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, bënë të ditur drejtoresha e CCNO-së, Mediana Bislimi.  /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.