DYLON

Memorandumi i nëntorit mbi policat kufitare, BSK thotë në shkurt do të jemi gati

Memorandumi i nëntorit mbi policat kufitare, BSK thotë në shkurt do të jemi gati
Avatar photo Redaksia

Ministria e Diasorës dhe Investimeve Strategjike ka ftuar në takim drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve Blerim Pushkolli për t’u informuar mbi ecurinë e procesit teknik të blerjes online të policave kufitare.

Zv. Ministri Arian Daci ka përsëritë qëndrimin e zv. Kryeministrit njëherësh ministrit Dardan Gashi mbi cështjen e sigurimeve dhe vullnetin e qeverisë Haradinaj dhe se ky është hapi i parë i përkohshëm për një zgjidhje përfundimtare për këtë cështje.për gjetjen e zgjidhjeve praktike në dobi të qytetarëve të Republikës dhe Diasporës kosovare.

“Në këtë Aspekti politik I këtij procesi është kryer në nëntorë me memorandumin e nënshkruar ndërmjet institucioneve tona ndaj, kërkojmë të informohemi mbi atë se cfarë po bëhet në aspektin teknik në këtë drejtim” – ka thënë zv. Ministri Arian Daci.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër drejtori ekzekutiv I BSK-së Blerim Pushkolli ka shpreh gatishmërinë e Institucionit që drejton për të bashkëpunuar me qeverinë.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Institucionet e Republikës së Kosovës. Procesi teknik i memorandumit është në fazën e punës ndërsa presim në janar ose shkurt do të përfundojnë cështjet teknike për të nisë me blerjen online të policave kufitare” – ka thënë drejtori I BSK-së Blerim Pushkolli.

Në nëntorë të këtij viti, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Byroja e Sigurimeve të Kosovës nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mbi blerjen online të policave kufitare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.