DYLON

Memorandum mirëkuptimi me GIZ-in gjerman dhe OJQ-në “Kosovo Women for Women”

Memorandum mirëkuptimi me GIZ-in gjerman dhe OJQ-në “Kosovo Women for Women”
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të organizimit dhe mbajtjes së trajnimeve në fushën e rrobaqepësisë duke filluar nga qepja me dorë e deri me pajisje profesionale sot, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit me drejtorin e projektit GIZ, z. James Macbeth Forbes si dhe me znj. Iliriana Gashi, drejtoreshë ekzekutive e OJQ-së “Kosovo Women for Women”.

Ky trajnim do të zhvillohet në kuadër të projektit “Konkurueshmëria e Sektorit Privat në Zonat Rurale” (COSiRA) ndërkaq me këtë projekt ndër tjerash parashihet trajnimi i 150 persona nga komuna e Vitisë, Kllokotit, Gjilanit, Ferizajt dhe e Kaçanikut si dhe rritja e aftësive të personave të trajnuar në industrinë e tekstilit, ofrimi i mundësisë për punëkërkuesit për të gjetur një vend pune dhe për t’u avancuar nga aspekti ekonomik, me fokus të veçantë tek personat e riatdhesuar nga këto komuna.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi u bë me dije se trajnimi i paraparë do të ndahet në tri faza kryesore kurse 150 persona do të jenë përfitues të këtij trajnimi 90 ditor.

EkoHigjiena

Përndryshe ky trajnim është mirëpritur pasi që në komunën e Vitisë gjatë këtij viti pritet të hapët fabrika e tekstilit “Vitex”. z. James Macbeth Forbes, Drejtor i GIZ-it, ndër tjerash tha se komuna e Vitisë është ndër komunat me të cilën GIZ ka një bashkëpunim shumë të mirë dhe profesional.

“Komuna e Vitisë është nder komunat me të cilën ne kemi bashkëpunim më të mirë. Është me rëndësi për ne të kemi një partner serioz dhe profesional siç është komuna e Vitisë dhe kryetari i saj”, u shpreh Macbeth Forbes.

Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, pasi që e falënderoj GIZ-in gjerman për projektet e realizuar në këtë komunë potencoi se komuna e Vitisë është e përkushtuar të ndihmoj sektorit privat në hapjen e vendeve të reja të punës si dhe shtoj se ata në vazhdimësi po mbështesin edhe shoqatat e grave që të jenë të suksesshëm.

E Iliriana Gashi, drejtoresh e OJQ-së Kosovo Women for Women tha se bashkëpunimi në mes të kësaj organizate me komunën e Vitisë është profesional duke potencuar se kryetari Haliti ka bashkëpunuar që nga dita e parë me këtë organizatë.

Haqif Ibrahimi nga fabrika e tekstilit “Vitex” foli mbi parapërgatitjet e fabrikës për të filluar punën dhe shtoj se hapja e saj po bëhet e mundur falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së kryetarit Haliti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.