DYLON

Memorandum Bashkëpunimi që do të mundësojë avancimin akademik dhe profesional të ushtarakëve të FSK-së

Memorandum Bashkëpunimi që do të mundësojë avancimin akademik dhe profesional të ushtarakëve të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM).

Ky Memorandum Bashkëpunimi është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe udhëheqësja e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, rektore Mihone Kerolli Mustafa, me qëllim krijimin e mundësive të reja për avancimin akademik dhe profesional të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Përmes këtij bashkëpunimi, ushtarakët e FSK-së do të kenë mundësi të ndjekin programe universitare për studime në nivelin master për gjuhën angleze, në fusha të ndryshme akademike, përfshirë menaxhimin, administratën publike, psikologjinë, teknologjinë, menaxhimin mjedisor, menaxhimin ndërkombëtar dhe qëndrueshmërinë. Memorandumi do të përfshijë edhe organizimin e trajnimeve, seminareve, punëtorive dhe projekteve të përbashkëta, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale.

Me këtë rast, ministri Maqedonci theksoi se ndërtimi i ushtrisë kërkon përkushtim jo vetëm në aftësitë dhe përgatitjen ushtarake, por edhe në dije, lidership, profesionalizëm dhe mendim strategjik. Prandaj, investimi në arsimimin dhe zhvillimin profesional të ushtarakëve është investim i drejtpërdrejtë në fuqizimin e FSK-së dhe në të ardhmen e sigurt të Republikës së Kosovës.

Memorandumi përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të një force moderne, profesionale dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.