DYLON

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet OAK dhe UBT

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet OAK dhe UBT
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të ofrimit dhe këmbimit të këshillave e përvojave profesionale në fushat me interes të përbashkët, zgjerim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera, krahas atyre që ushtrojnë të dyja subjektet, Oda e Afarizmit të Kosovës nënshkroi Memorandum të Bashkëpunimit me Kolegjin UBT.

Ky Memorandum i Bashkëpunimit parashihet të ketë si rrjedhojë shkëmbimin e përvojave dhe sigurimit të një qasje sistematike ndaj problemeve të identifikuara gjatë punës së përbashkët, aktivitete të përbashkëta për të bërë ndikim në politikë-bërje dhe vendimmarrje që ndërlidhet me qëllimet kryesore të të dyja palëve, e gjithashtu edhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit reciprok në mes tyre për promovim dhe përkrahje në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social.

EkoHigjiena

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi me këtë rast theksoi se OAK është e fokusuar në shërbimet e bizneseve, rrjetëzimin, identifikimin e problemeve të bizneseve të cilat janë të shumta, deri te alternativat e zgjidhjes së tyre.

Ai shtoi që OAK është duke lobuar në vazhdimësi që të bëhet ndërlidhja e kuadrove të kualifikuar me nevojat e tregut të punës dhe rëndësinë e përfshirjes së sistemit të arsimit dual në shkollat profesionale.

Ndërsa, Rektori Edmond Hajrizi, përgëzoi OAK-në për angazhimin e saj dhe vlerësoi këtë bashkëpunim me qëllim të krijimit të partneritetit në mes bizneseve, studentëve dhe teknologjisë.

Sipas Hajrizit bashkëpunimi ndërmjet përfaqësuesve të bizneseve dhe institucioneve arsimore është mëse i nevojshëm, pasi që vetëm kështu mund të arrijmë deri tek ndërlidhja e studentëve me tregun e punës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.