Melos Sefiu fiton garën për Kreativitet dhe Mendim Kritik

Melos Sefiu fiton garën për Kreativitet dhe Mendim Kritik

Melos Sefiu, nxënës në klasën VI/3, shkolla “Abaz Ajeti”-Gjilan, ka zënë vendin e parë në garën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, kategoria Hartim, niveli shkollor, me 89.1 pikë.

Ai është shpërblyer për kreativitetin dhe mendimin kritik në hartimin “Familja ime”.

“Kam shkruar për dashurinë që na jep familja, sakrificat që i bënë familja për të arritur suksesin, dëshirat tona të cilat na i plotëson ajo, etj”, thotë Melosi, derisa shprehet i lumtur që është zgjedhur i pari në këtë kategori në mesin e nxënësve tjerë të shkollës.

Gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik u ka mundësuar nxënësve t’i shprehin aftësitë krijuese dhe fuqinë e mendimit nëpërmjet krijimeve kreative.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në fillim të këtij viti ka filluar zbatimin e Programit Nacional për Rininë.

Ky program është hartuar duke u mbështetur në dy parime themelore:

Gjithëpërfshirjen dhe

Vijueshmërinë.

Programi Nacional për Rininë është implementuar në të gjitha shkollat e Kosovës në tri nivele:

Niveli Shkollor,

Komunal dhe

Republikan i garave në

Dituri,

Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik, si dhe në

Sport.

Në garë janë përfshirë rreth 340 mijë nxënës të Shkollave Fillore, të Mesme të Ulëta dhe të Mesme të Larta.

Përmes këtij Programi janë paraparë 30 mijë shpërblime për nxënësit fitues të vendeve të para. Po ashtu, shpërblime për mësimdhënësin, klasën dhe shkollën më të mirë.

Çmimi për shkollën më të mirë është 10 mijë euro. Shpërblime parashihen në të tri nivelet e garës ku do të përfshihen certifikata, libra, kurse vjetore, shëtitje edukative në Evropë si dhe bursa.

BURIMI: arbresh.info

KOMENTE