DYLON

Mekë: Pelegrinët myslimanë e filluan haxhillëkun vjetor

Avatar photo Redaksia

Afro dy milionë pelegrinë myslimanë sot e kanë filluar haxhillëkun vjetor në Arabinë Saudite, duke lëvizur prej qytetit të shenjtë të Mekës kah Mina e afërt, në këmbë ose me tren.

Megjithatë për haxhillëkun e sivjemë ka shqetësime për shkak të rrezikut nga virusi vdekjeprurës MERS.

EkoHigjiena

Në Mina pelegrinët do të luten dhe pushojnë para se të drejtohen kah Mali Arafat, gjatë ditës së nesërme, për arritjen e kulminacionit të ritualit të haxhillëkut, shkruan Titulli.

Në Arabinë Saudite ka pasur më së shumti vdekje nga virusi MERS, që janë raportuar në gjithë botën. Prej 60 njerëzve që kanë vdekur nga ky virus, 51 ishin nga Arabia Saudite.

Për këtë arsye ka pasur shqetësime se pelegrinët mund ta përhapin virusin pas kthimit në vendet e tyre.

Virusi MERS konsiderohet më vdekjeprurës se ai SARS, por është më pak ngjitës.

Në vitin 2003 nga virusi SARS në Azi patën vdekur qindra njerëz.

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë mobilizuar burime të shumta mjekësore dhe të mbrojtjes civile për Haxhin e sivjemë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.