/2L ONLINE/ – Arben Mehmeti i LDK-së vazhdon të komentojë protestën e opozitës së bashkuar në Gjilan, pjesë e të cilës ishte edhe AAK-ja, por që n Gjilan është pjesë e pozitës, pra është partnere e LDK-së në bashkëqeverisje me Gjilanin. Për më tepër, Mehmeti ka thënë se nënkryetari i komunës që vije nga AAK por edhe drejtorët komunal, që janë kuadro të AAK-së do të duhej të jepnin dorëheqje morale, nëse duhet të mos prishet koalicioni me AAK, ose shkarkimi i nënkryetarit dhe dy drejtorëve komunal të AAK-së është e domosdoshme sepse kanë qenë bashkëpjesëmarrës në shkelje ligjore dhe zëvendësimi me kuadro të tjera të AAK-së,nëse duhët patjetër të vazhdohet “koalicioni i besimit”që Mehmeti mendon se nuk ka nevojë LDK-ja dhe Gjilani.
Ja postimi i plotë I Mehmetit në profilin e tij:
“Koalicioni i besimit”apo “Keqpërdorimit të besimit”?
Protesta e ditës së djeshme në qytetin e Gjilanit mund të vlerësohet si një manifestim paqësor që vlen të përshëndetët në një këndvështrim të caktuar organizativë por jo edhe në aspektin politik dhe juridik sepse kjo protestë ishte në vazhdën e parapërgaditjeve për të mobilizuar qytetarët që ti përdorin dhe keqërdorin për synimet politike të këtyre subjekteve politike VV/AAK dhe Nisma për të marrë pushtetin përmes dhunës dhe rrugës që është metodë jo demokratike dhe jo institucionale.
Në Gjilan protestuan qytetarët e shumë komunave të Kosovës që është në vazhdën e përdorimit të metodave paraelektorale siç jemi mësuar ti shohim dhe nuk mund të thuhet se kjo protestë pati përkrahje qytetare të Gjilanasve.
Në Gjilan u shfrytëzua vetëm hapësira teritoriale për të protestuar nga komunat tjera të Kosovës.
Nga qytetarët e komunës së Gjilanit ju tha një JO e madhe këtyre subjekteve politike që po tentojnë të zhvendosin vendimmarrjen nga parlamenti i Kosovës në rrugë dhe sheshe dhe për këtë maturi duhët të vlerësohen maksimalishtë.
Këto subjekte politike dhe liderë politikë janë të njejtit që po sulmojnë dhunshëm institucionet,policin e shtetit dhe po injorojnë këshillat e miqve ndërkombëtar që e pavarësuan vendin tonë dhe për këtë nuk ka vend për vlerësim pozitiv të këtij tubimi parazgjedhorë”politik”.
Ne edhe mund të pajtohemi që Asociacioni dhe demarkacioni janë të dëmshme për Kosovën por se debati duhët të jetë kuvendi i kosovës dhe institucionet tjera e jo rruga.
Prandaj mjetet e dhunshme,shkeljet ligjore dhe anarkia nuk do të duhej të mbështeteshin nga njerëzit që janë pjesë të qeverisjes komunale në Gjilan respektivishtë AAK-ja ,Nënkryetari i Komunës së Gjilanit dhe drejtorët komunal të AAK-së.
Si mund të kërkohet nga qytetarët e komunës së Gjilanit që të respektojnë ligjet dhe rregullat kur i njejti nënkryetar dhe drejtora komunal ju organizojnë tubime politike atyre që po dhunojnë shtetin me metoda jodemokratike dhe antiamerikane.
Nënkryetari i komunës së Gjilanit është bashkëpjesëmarrës në shkeljen ligjore që bëhet nga lideri i Vetvendosjes në Gjilan ku duke shkelë ligjin nga masa e arrestit shtepiak bëhet folësi kryesor i tubimit duke dalë mbi shtetin dhe drejtësin në vend.
Dhe për këto bashkë pjesëmarrje në shkelje ligjore do të duhej të japin llogari zyrtarët komunal që kanë qenë bashkëorganizatorë të këtij tubimi ku udhëheqësit e opozitës po cenojnë drejtësin dhe ligjet e Kosovës.
Shtrohet pyetja kujt i shërbejnë ligjet atyre që kanë pushtet apo qytetarëve,përgjigjeja reale do të ishte dy kategorive por se në rastin e tubimit të Gjilanit u vërtetua se ligjet nga një pjesë e udhëheqjes së Gjilanit(Nënkryetarit të komunës dhe dy drejtorëve komunal të AAK-së)mendohet se vlejnë vetëm për qytetar dhe jo edhe për ta me petk institucional.
Nuk e kuptoj se si munden tash këta zyrtarë komunal që tash e tutje të kërkojnë nga qytetarët e komunës së Gjilanit respektim të ligjeve kur ata vetë janë bashkëpjesëmarrës në shkelje ligjore.
Ky është një rrezik permanentë për qeverisjen komunale në Gjilan.
Veprimi i duhur i momentit për këto zhvillime në komunë për të treguar përkushtim institucional do të duhej të ishte nëse jo dorëheqjet morale të këtyre zyrtarëve, jo prishja e koalicionit me AAK atëherë shkarkimi i nënkryetarit dhe dy drejtorëve komunal të AAK-së është e domosdoshme sepse kanë qenë bashkëpjesëmarrës në shkelje ligjore dhe zëvendësimi me kuadro të tjera të AAK-së,nëse duhët patjetër të vazhdohet “koalicioni i besimit”që unë mendoj se nuk ka nevojë LDK-ja dhe Gjilani. /2L ONLINE/