DYLON

Mehmeti: Vatrës iu bashkuan 25 intelektual nga malësia e Bujanocit

malësia e Bujanocit
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur një debat mes Lëvizjes Qytetare Vatra dhe qytetarëve nga malësia e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Ky diskutim ishte i frytshëm dhe njëherit 25 intelektual nga malësia e Bujanocit dhe vendet tjera ju bashkuan Lëvizjes Qytetare Vatra, për të ofruar kontributin e tyre të pa rezervë në këtë Lëvizje, e cila mbron ndershëm interesat e luginasëve në Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënës i Vatrës, Fikri Mehmeti, sipas të cilit Lëvizja Qytetare Vatra, ka diskutuat me qytetarë nga Presheva,Bujanoci e Medvegja, tema të cilat i preokupojnë këta qytetarë të cilët ka 18 vite që jetojnë në Kosovë. Edhe pse shumë asamblistë komunal dhe politikanë në Kosovë, tasht e 18 vite kanë fituar mandate me votat e luginasëve,e asnjëherë gjatë disa mandateve, nuk e kanë ngritur zërin për qytetarët e dëbuar nga lugina e Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës.

“Qytetarët janë mbushur mend dhe janë vetëdijesuar që në zgjedhjet lokale të nëntorit, ata të cilët kanë të drejtë vote, votën e tyre ta koncentrojnë drejtë Lëvizjes Qytetare Vatra, në mënyrë që të faktorizohen luginasit politikisht në Kosovë, e veçanërisht në qytetin e Gjilanit, ku edhe janë shumicë. Grupe të ndryshme të qytetarëve nga malësia e Bujanocit, vullnetarisht janë duke ju bashkuar radhëve të Lëvizjes Qytetare Vatra, me një gatishmëri të pa rezervë të kontribojn në Lëvizjen Qytetare Vatra dhe njëherë e mirë të zgjidhen problemet politike të luginasëve në Kosovë”, ka thënë Mehmeti.

EkoHigjiena

Sipas tij, probleme këto për të cilat tani e 18 vite janë gënjyer nga të gjitha subjektet politike në vend.

“Tashmë luginasit janë bashkuar dhe do të vendosin vetë për fatin e tyre në këtë vend. Nuk do të lejojnë të na ndajnë e copëtojnë votuesit, dhe këtë nuk jemi duke e thënë vetëm ne por, çdo familje e malësisë së Bujanocit dhe luginës në përgjithësi. Këtë e dëshmon fakti se çdo ditë kemi dhjetëra aderime dhe grupe vullnetare të cilët janë duke na u ofruar vetëm me të njëjtin qëllim, faktorizimin politik dhe përmes kësaj fitimin e të drejtave të shkelura ndër vite në Kosovë”, thotë Fikri Mehmeti , zëdhënësi Lëvizje Qytetare Vatra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.