Mehmeti: Urime Qeveri, por mbetem pranë vërejtjes për mungesë të përfaqësimit të Gjilanit!

Mehmeti: Urime Qeveri, por mbetem pranë vërejtjes për mungesë të përfaqësimit të Gjilanit!

Arben Mehmeti, njëra nga figurat emblemë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Gjilan ka uruar Qeverinë re të Republikës së Kosovës, por ka shtuar se mbetet pranë vërejtjes së tij të bërë publike edhe më herët, për mungesë të përfaqësimit të Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

“Urime Qeveria e re e Republikës së Kosovës në udhëheqjen e LDK-së dhe kryeministrit Prof.Dr.Avdullah Hoti. Mbetem pranë vërejtjes për mungesë të përfaqësimit të Gjilanit dhe uroj dhe shpresoj që kjo qeveri të reflektoj me përmirësim të imazhit sa i përket përfaqësimit në raport me Gjilanin”, ka thënë Mehmeti.

Ai shtoi se tashmë LDK e Gjilanit i ka katër deputetë në kuvend të Kosovës dhe kjo është një argument se ka rëndësi ky fakt.

“Nëse Gjilani vazhdon të injorohet në përfaqësim atëherë nuk na mbetet tjetër veç të pajtohemi për ndonjë shkëmbim territorial dhe Gjilani ti bashkohet Kosovës Lindore”, ka shprehur ironinë e tij, Mehmeti.

“Urime dhe suksese Qeveris së re të Kosovës”, ka përfunduar deklaratën e tij mehmeti, transmeton 2LONLINE.com.

KOMENTE