DYLON

Mehmeti: Të rritet shuma për bursa

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Arben Mehmeti nga kryesia e LDK-së së Gjilanit, anëtar i kuvendit Komunal, dhe njëherësh Kryesues i Komitetit të Arsimit, thotë se Komiteti i Arsimit të Komunës së Gjilanit në mbledhjen e radhës që mbajti më datë 22 prill, rekomandoi për Kuvend Komunal propozimin e DKA për bursa për studentët e komunës së Gjilanit si dhe për nxënësit e shkollës së mesme të bujqësisë.

Ne si komitet i arsimit do të kërkojmë në seancë të kuvendit që shuma aktuale prej rreth 50.000 euro të rritet me qëllim që të përfshihen sa më shumë studentë dhe nxënës në këtë ndihmesë financiare sado simbolike. Andaj ne do të vazhdojmë të përkrahim punët e mira që kryhen në komunën e Gjilanit”, ka thënë Mehmeti /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.