DYLON

Mehmeti shpalos planifikimet dhe angazhimet policore në garantimin e procesit të lirë zgjedhor

Mehmeti shpalos planifikimet dhe angazhimet policore në garantimin e procesit të lirë zgjedhor
Avatar photo Redaksia

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti së bashku me menaxhmentin e lartë të PK-së, pritën në takim zyrtar përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare nga: Këshilli gjyqësor, Prokuroria e Shtetit,  KQZ-ja, PZAP-ja , BE-ja EULEX-i, OSBE- ja dhe përfaqësues të agjencioneve të sigurisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte i karakterit njoftues lidhur me implementimin e planit policor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, përmes të cilit Policia e Kosovës synon krijimin e një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

EkoHigjiena

Ky plan parasheh bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të parapara sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente vendore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Policia e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse treguan përkushtimin drejt angazhimit të tyre në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, për t’u mundësuar ushtrimin e lirë të së drejtës së votës.

Njëkohësisht institucionet relevante inkurajojnë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në dhe njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre. Raportimet e juaja do të trajtohen në mënyrë konfidenciale, të njëjtat mund t’i adresoni te Prokuroria e Shtetit, KQZ-ja dhe te Policia e Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.