/2L ONLINE/ – Arben Mehmeti nga LDK-ja e Gjilanit, anëtar i Kuvendit Komunal ka komentuar në profilin e tij, protestë ne e paralajmëruar të opozitës në Gjilan, duke theksuar se protesta në fjalë krijon një situatë jo të qartë politike dhe institucionale në komunën e Gjilanit, pasi sipas tij është për t’u analizuar guximi politik për të qenë bashkëpjesëmarrës në organizim edhe AAK-ja në nivel komunal sepse ajo është pjesë e institucioneve komunale dhe pjesëmarrja në organizim nga AAK nënkupton logjikisht, juridikisht dhe politikisht se edhe qeverisja komunale është bashkëpjesëmarrëse në organizim të kësaj proteste.
Për më tepër shih postimi ne plotë të Mehmetit.
“Protesta që është planifikuar të mbahet të shtunën nga opozita në nivel qendrorë, në qytetin e Gjilanit, krijon një situatë jo të qartë politike dhe institucionale në komunën e Gjilanit, është për tu analizuar guximi politik për të qenë bashkëpjesëmarrës në organizim edhe AAK-ja në nivel komunal sepse ajo është pjesë e institucioneve komunale dhe pjesëmarrja në organizim nga AAK nënkupton logjikishtë, juridikishtë dhe politikishtë se edhe qeverisja komunale është bashkëpjesëmarrëse në organizim të kësaj proteste dhe që praktikishtë nuk është sinjal i mirë për LDK në në nivel komunal sepse është një veprim që shkonë kundër qëndrimeve të qeverisë në nivel qendrorë.
Andaj loja e dyfishtë e AAK-së në nivel lokal nuk do të duhej të pranohej dhe legjitimohej nga LDK-ja në nivel lokal.
Është koha kur duhet të qartësohen pozicionet politike në institucione lokale sepse krijohet një precedent i rrezikshëm politik për komunat tjera dhe vendin në përgjithësi në të ardhmen.
Edhe sikur të ketë të drejtë opozita në këtë çështje janë rrugët e ndara dhe parimet politike ndryshe në nivel qendrorë të subjekteve politike andaj edhe do të duhej të respektohen qëndrimet e subjekteve politike në nivel vendi sepse janë edhe obligative për nivelet më të ulëta politike.
Gjilani në këtë çështje është model eksperimental në këtë protestë sepse do të ketë efekte politike dhe strategjike në shumë komuna në të ardhmen.
Prandaj përfundimishtë do të duhej që rrugët në nivel lokal LDK -AAK këtë të Shtune të ndahen nëse LDK -ja vepron sipas parimeve dhe qëndrimeve politike dhe vetëm në këtë formë tregon seriozitetin institucional dhe u tregon vendin subjekteve politike që dalin e protestojnë me petkun institucional kundër institucioneve që është vështirë të kuptohet nga qytetarët e komunës së Gjilanit”. /2LONLINE/