(2LONLINE) – Tashmë edhe zyrtarisht ka filluar punën komisioni i përhershëm profesionalë për çështje statutare dhe akte tjera normative të komunës së Gjilanit i cili do të jetë përgjegjës për të krijuar,modifikuar dhe harmonizuar aktet e ndryshme normative të komunës së Gjilanit me Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës që po nxjerrën çdo ditë nga kuvendi i Kosovës dhe që kanë ndikim edhe në aspektin rregullativë të komunave përkatëse.
Kështu ka bërë të ditur Arben Mehmeti, kryesues i komisionit, i cili në një shkresë drejtuar strukturave komunale, përkatësisht n adresë të Drejtorëve të Drejtorive Komunale, menaxherëve të Zyrave komunale, ka shtuar edhe atë se mirëpresin çdo iniciativë të tyree që të ndihmojnë në c dhe në shërbim të qytetarëve të komunës.
“Takimet tona do të jenë publike dhe secili nga ju mund të kontribuojë në krijim të një infrastrukture ligjore sa më të mirë dhe në harmoni me interesat e qytetarëve të komunës sonë për fushat që ju udhëhiqni. Secili nga ju mund të inicojë përmes një kërkese zyrtare adresuar komisionit nxjerrjen e ndonjë rregullore,apo ndryshimin e atyre rregulloreve aktuale që mund të jenë të vjetra për nga koha, ne do të jemi në shërbim tuajin andaj mos hezitoni që të ndikoni që të rregullojmë të gjitha fushat tona institucionale përmes akteve normative që është rregull e shoqërive të zhvilluara demokratike”, ka thënë Mehmeti në këtë shkresë..
Sipas tij, për momentin kanë filluar të punojnë në modifikim dhe plotësim të statutit të komunës së Gjilanit andaj edhe priten propozimet që ky modifikim dhe plotësim të jetë sa më kualitativë.
Përndryshe, Mehmeti ka bërë me dije se tashmë është mbledhja e dytë e këtij komisioni dhe jemi duke punuar në statutin aktualë të komunës së Gjilanit dhe në ndërkohë do të vazhdojmë edhe me krijim apo ri-rregullim përmes akteve normative të shumë fushave. Dhe për këtë ne si komision kemi marrë mbështetjen e kryetarit të komunës dhe kuvendi komunal që të krijojnë një bazë ligjore sa më të mirë dhe që do të duhej të jetë model se si duhet të funksionojnë institucionet lokale.
“Dhe po ashtu gjatë punës tonë mund ta ndihmojnë shumë edhe shoqëria civile dhe mediat në hartimin e akteve normative sa më të mira”, tha Mehmeti. Sipas tij, Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, ku përveç tij si kryesues i komisionit, anëtarët tjerë janë edhe Sadudin Berisha, Gani Neziri,Ismajl Kurteshi dhe Mevlide Zejnullahu. Po ashtu janë edhe 3 zyrtarë të lartë profesionalë që do ta ndihmojnë komisionin që janë të caktuar nga zyra e kryetarit të komunës. / 2lonline/