DYLON

Mehmeti: Nuk na harrojnë, por na ndihmojnë prapë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ramadan Mehmeti arsimtarë i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën fillore “Afërdita”, në Kishnapole, vlerëson lartë vullneti ne mirë të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë e veprojnë jashtë Kosovës, të cilët shpesh herë tregojnë humaniteti ne tyre duke ndihmuar, dhe një gjë të tillë e kanë bërë edhe Murat Gerbeshi e Feti Gerbeshi, që kanë sjellë përveç pajisjeve për nxënës edhe dy kompjuterë që do të përdorën për nevoja të shkollës, donacion simbolik, por me domethënie e që i gëzoi nxënësit dhe stafin arsimor.
Mehmeti tha se këta zotërinj nga fshati Sllovijë Komuna e Lypjanit, Murat Gerbeshi e Feti Gerbeshi, me punë të përhershme në Zvicër, konkretisht në qytetin Martyny, edhe para tri vitesh i kishin ndihmuar duke sjellë pajisje për nxënësit të kësaj shkolle, dhe as tani nuk i harruna por erdhën në vizitë dhe sollën pajisje dhe dy kompjuterë të rinj,të cilët do t’i përdorin për njohuri të reja.

Ai në emër të stafit të shkollës dhe nxënësve i falënderojë këta vullnetmirë të cilët premtuan se sërish do ta vizitojnë ktë shkollë dhe do ta ndihmojnë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.