DYLON

Mehmeti: Kurti e dëshmoi se partinë e ka bërë për popull

Avatar photo Redaksia

Analisti Kim Mehmeti, ka komentuar vendimin e Albin Kurtit që të mos rikandidohet përsëri për kryetar, ku tha se ky veprim është shembull se çdo të thotë t’i shërbesh partisë, e jo partia individit.

Mehmeti në rrjetin social ka shkruar se veprimi i Kurtit është tregues se si veprohet kur e bën partinë për popullin, e jo për vetveten.

EkoHigjiena

Sipas tij, ky veprim i ish-kreut të LVV-së tregon se “ç’është ajo që dallon politikanin që i është përkushtuar idesë dhe të mirës kombëtare, nga ata që të mirën dhe fatin e popullit, e barazojnë me karrierën e tyre politike dhe me mirëqenien e vet personale”.

Ndryshe, ish- kreu i LVV-së është tërhequr nga kandidimi i tij për kryetar të kësaj lëvizje, ku sipas të gjitha gjasave timonin e LVV-së do ta marrë deputeti i LVV-së, Visar Ymeri, i cili deri më tani është i vetmi kandidat i paraqitur në garën për të parin e kësaj lëvizje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.