DYLON

Mehmeti: Komiteti i Arsimit kërkon nga Komuna e Gjilanit të mbështes nxënësit e klasave të para

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti i Arsimit në Komunën e Gjilanit, i kryesuar nga Arben Mehmeti, në mbledhjen e rregullt të mbajtur, ka rekomanduar Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe kryetarin e Komunës që të veprojnë në mbështetje të nxënësve të klasave të para, në mënyrë që të bëhet një zgjidhje adekuate, që qanta e librave të nxënësve të jetë më e lehtë e jo e stërngarkuar me numër të madh të librave.

“Si trupë profesionale, Komiteti i Arsimit rekomandon për Drejtorinë e Arsimit dhe kryetarin e komunës, të ndërmarrin hapa konkret që të krijohen kushte të cilat janë në favor të nxënësve tanë. Sot nxënësit e klasave të para janë të stërngarkuar me libra të shumta që janë rënduese për nxënësit fillestarë. Sipas mundësive të krijohet një hapësirë adekuate brenda shkollës për librat e këtyre nxënësve”, ka thënë kryesuesi Mehmeti, duke bartur mesazhin e të gjithë anëtarëve.

EkoHigjiena

Gjithashtu komiteti ka diskutuar edhe për fillimin e vitit të ri shkollor, Kompleksin e Shkollave të Mesme, regjistrimin e nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë, sikur që është debatuar edhe rreth pranimit të kuadrit arsimor në shkollat e Komunës së Gjilanit.

Njëzëri janë pajtuar të gjithë anëtarët e komitëtit që ligji për arsimin si dhe udhëzimet administrative të zbatohen edhe sa i përket ekskurzioneve të maturës, duke kërkuar që të ketë një përkushtim maksimal edhe të shkollave përkatëse, por edhe angazhimi i DKA-së, në këtë drejtim, sepse është interes i të gjithëve që këto vizita të përfundojnë sikur që të gjithë dëshirojnë, duke u larguar nga ekseset, problemet apo degradimet e qëllimit të vizitave. ​/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.