DYLON

Mehmetali Rexhepi: Bekimi i bajonetës

Mehmetali Rexhepi:  Bekimi i bajonetës
Avatar photo Redaksia

Bekimi i bajonetës

Mehmetali Rexhepi

një rikthim mund të bëhet atje
te ai Pirg Druri e kafkash
përderisa ëndrrat na shpien ende
*
Jirinej për çdo zbardhim nate
tymos e spërkatë lutjet me gjak
shtjellon liturgji së cilës i hedh
mëlmesë e narkozë hartash
dhe e mpreh të ndryshkurën shpatë
harron se dhe grigja e ti
do të kullosë aty deri në asht
*
orgji para ikonës së Shën Marisë
sikur t`ia kishin verbuar sytë
masturbon në Manastirin e Graçanicës
mbi barkun e vizatuar të Simonidës
për një Krisht legjitim e Jerusalem të ri
*
Jirinej nën veladonin e zi
përzuri çdo herezi
i rrethuar ikonash të kishës
nuk sheh si e nëmin heshtas
mëshirën e bishës
*
grykësia dhe anusi në gojën e tij
le të zhvendoset kjo anatomi
pa frymëmarrje pa mushkëri
erëkeqja i është vardisur etnisë
krupë e vjellë më vjen në shqisë
*
bashkat e reve e përpijnë edhe këtë kundërmim
sikurse temjanin e shkopin e lutjeve me barot
nuk zbrazeshin rrufetë pse lutej ai
kaltërsive të mia të kishte veçse lot
*
nën atë veladon nuk hyri bardhësia jonë
mëkatet do t`ia falnim një nga një
mbase kishim hirësinë e lashtë
të ikonave të mbërthyera
akëcilat tinëzisht vigjilojnë
*
kthimi i tkurrur në shenjat e kuqe
gjithçka ishte (zh)bërë trup mbi trup
urëkalimesh përmes zorrësh litarë
reuma kristalizoi krushqit me gjithë nuse
etnia gjymtyrët e mpira zvarrë
i shtrinte pos në inserte ëndrrash
*
një rikthim te ajo klithmë e fëmijës
e qeshura e parë dhe e fundit e foshnjës
ngulur në bajonetë
cilit fjalor nuk i këlthet
*
më i zi se veladoni vjen
ora e lutjeve të tija
për bekimin e dorës së bajonetës
të ngulej sa më thellë
në shtatëzanësinë e fqinjës të shkretës
*
çatia e shtëpia kthyer së prapthi nën muranë
gjarpri i shtëpisë sorollatet dhe qanë
*
shfletojeni fjalorin e zverdhur të diellit
ajo llahtari shkrumbon çdo faqe të kumtimit
atij fjalësi të mallkimit
nuk i shqiptohen fonemat prej tymit
*
një rikthim te ajo Mollë do të ndodh
mes për mes kakofonisë
“mollë e ndaluar” kishte ngjizë
lozën e njerëzisë
*
gjenet e dheut prej gjaku e fosfori ngurtësuar
pigmentuan Mollën e Kuqe
armaturë kafkash çimentuan llahtarinë
në një arkitekturë
Çele Kullë
*
pllajave të zhveshura të ndërdymes
herë zgorre e Mollës
herë njomështi e stinës

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.