Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, me ekipin e tij, Freiburgu, fati sportiv ia ktheu shpinën nga fitorja e madhe. Freiburgu në udhëtim barazoi me rezultat 1:1 me Hamburgun, në ndeshjen e javës së 32-të në Bundesliga I në futboll. Freiburgu ishte afër trepikëshit, por në minutën e 90+1 ia mohoi fitoren Kacar.
Në minutën e 25-të, Guede pasoi një top deri të Mehmedi, i cili brenda 16-shit në një pozion paksa anash gjuajti aq mjeshtrisht e fortë saqë lë pa tekst portierin vendas dhe 0:1. Vendasit barazuan me golin e Kacar në minutën e 90+1.
Hamburgu tani është në vend të 14-të me 32 pikë dhe ka një më shumë se Freibugu që është i 15-ti. Mehmedi luajti titullar dhe bëri paraqitje shumë të mirë, duke qenë sebep që rrëmbyen një pikë në udhëtim dhe shumë të vlefshme në luftë për ekzistencë.
http://botasot.info/sporti/402709/mehmedi-shenoi-dhe-i-rrembyen-pike-hamburgut/