DYLON

Mehaj uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë: Në të gjitha kazermat e FSK-së ngritët flamuri amerikan

Mehaj uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë: Në të gjitha kazermat e FSK-së ngritët flamuri amerikan
Avatar photo Redaksia

“Sot bashkë me urimin e 4 Korrikut- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritet flamuri amerikan në kujtim dhe nderim të të gjithë burrave e grave të kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin, jo vetëm të kombit amerikan, por edhe të gjithë popujve tjerë liridashës në Botë”, ka  shkruar në profilin e tij, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Miq të dashur amerikan,

Zyrtarë, diplomatë e ushtarakë,

Të dashur qytetarë të vendi tim,

Sot bashkë me urimin e 4 Korrikut- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritet flamuri amerikan në kujtim dhe nderim të të gjithë burrave e grave të kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin, jo vetëm të kombit amerikan, por edhe të gjithë popujve tjerë liridashës në Botë.

Vlerat amerikane, natyrshëm janë pjesë e identitetit tonë shtetëror dhe qytetarë, sepse e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jonë qëndrojnë të palëkundura në themelet e Lirisë, Barazisë dhe Drejtësisë së 4 Korrikut.

Si Ministër i Mbrojtjes dhe si qytetarë i Republikës së Kosovës, uroj nga zemra të gjithë burrat e gratë e vendit mik, SHBA-së, me të cilët bashkë, si një trup i vetëm, po rrugëtojmë në zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës.

Urim të veçantë, gjithashtu, për të gjithë, ushtarakët e Forcave Amerikane për shërbimin vetëmohues për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë dhe anekënd Botës.

Gjithashtu, një urim të veçantë edhe për të gjithë vëllezërit amerikan në armë me të cilët shërbyem së bashku në operacionet e përbashkëta.

Paqi gjithmonë bekimin e Zotit ju bashkë me vendin dhe bashkëkombësit tuaj.

Gëzuar 4 Korrikun!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.