DYLON

Mehaj takon homologun e tij turk, bisedojnë për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes

Mehaj takon homologun e tij turk, bisedojnë për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mehaj ka shkruar se ka falënderuar homologun e tij turk për rolin dhe kontributin e madh të Turqisë në zhvillimin e FSK-së.

EkoHigjiena

Postimi i plotë i Mehajt:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, sot u prita në takim të veçantë nga homologu im dhe nikoqiri, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Me këtë rast, isha edhe i nderuar dhe privilegjuar nga ministri Akar për takimin e parë të tij me mua, në ciklin e takimeve të planifikuara të tij me ministrat dhe shefat e mbrojtjes së vendeve pjesëmarrëse në panairin “IDEF’21”.

Në takim diskutuam bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes. Me këtë rast, ministrit Akar i  shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për rolin dhe kontributin e madh të shtetit, qeverisë dhe Forcave të Armatosura të Turqisë në ndërtimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë, vet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.