DYLON

Mehaj: Sportistët tanë kulminant janë shembull motivimi edhe për ushtarakët tanë

Mehaj: Sportistët tanë kulminant janë shembull motivimi edhe për ushtarakët tanë
Avatar photo Redaksia

“Sot pata kënaqësinë të priti në vizitë, ish- kampionin botëror në karate, bashkëkombësin tonë Enver Idrizin. Sukseset e tij dikur na bënin krenar të gjithëve krahas popullit mik kroat”, ka bërë me dije, Armend Mehaj, ministër i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai ka bërë me dije se kampionit i ka shprehur mirênjohjen e lartë për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit, para, gjatë dhe pas luftës së UÇK-së.

EkoHigjiena

“Lidhur me objektivat në proces, ai e mirëpriti me entuziazëm, iniciativën time për futjen e modulit të arteve marciale në kuadër të sistemit arsimor dhe stërvitor të FSK- së. Gjithashtu, krahas sportistëve tjerë, ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë që të ofroj kontributin e tij në këtë drejtim”, ka bërë me dije ministri Mehaj.

Ai shtoi se rruga plot sfida deri te suksesi i sportistëve tanë është shembull unik motivues edhe për rrugëtimin e ushtarakëve tanë në shërbim e operacione.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.