“Sot pata kënaqësinë të priti në vizitë, ish- kampionin botëror në karate, bashkëkombësin tonë Enver Idrizin. Sukseset e tij dikur na bënin krenar të gjithëve krahas popullit mik kroat”, ka bërë me dije, Armend Mehaj, ministër i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ai ka bërë me dije se kampionit i ka shprehur mirênjohjen e lartë për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit, para, gjatë dhe pas luftës së UÇK-së.
“Lidhur me objektivat në proces, ai e mirëpriti me entuziazëm, iniciativën time për futjen e modulit të arteve marciale në kuadër të sistemit arsimor dhe stërvitor të FSK- së. Gjithashtu, krahas sportistëve tjerë, ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë që të ofroj kontributin e tij në këtë drejtim”, ka bërë me dije ministri Mehaj.
Ai shtoi se rruga plot sfida deri te suksesi i sportistëve tanë është shembull unik motivues edhe për rrugëtimin e ushtarakëve tanë në shërbim e operacione. /2LONLINE/