• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
N'rrjet

Mehaj: Sot përkujtojmë heroin tonë madhështor Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shënjues i historisë së kombit tonë!

Redaksia 2LONLINE 17 Janar, 2023 3 min
 Mehaj: Sot përkujtojmë heroin tonë madhështor Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shënjues i historisë së kombit tonë!

“Sot përkujtojmë heroin tonë madhështor Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, i cili më 17 janar 1468 ndërroi jetë, por që mbeti shënjues i historisë së kombit tonë”, ka shkruar në profilin e tij, Armend Mehaj, ministër i Ministrisë së Mbrojtjes.

Postimi i plotë:

Sot përkujtojmë heroin tonë madhështor Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, i cili më 17 janar 1468 ndërroi jetë, por që mbeti shënjues i historisë së kombit tonë!

Të rralla janë figurat historike që të kenë mundur t’i mbijetojnë kohës duke kaluar më tepër se pesë shekuj nga ndarja fizike, por që vazhdojnë të mbeten edhe më të gjallë e madhështor ndër nesh. E edhe më e vështirë është që të jesh figurë e respektuar jo vetëm për kombin tënd edhe për gjithë vendet demokratike.

Gjergj Kastrioti nuk është vetëm figurë që shpalos karakterin e një kryetrimi, e një njeriu të urtë e të papërkulshëm, por edhe të një arbërori që i del zot atdheut të tij në ditët më të rënda.

Ishte dhe mbetet gjithmonë vizionari, lideri e gjenerali që diti se si ta udhëheq urtësisht, jo vetëm luftën, por edhe kombin dhe shtetin e tij dhe të mbronte jo vetëm pragun e atdheut të tij, por edhe tërë familjen e civilizimin evropian.

Ushtria e Skënderbeut, ashtu siç e vënë në dukje disa kronistë evropianë, nuk përbëhej vetëm nga shqiptarët por në mesin e ushtarëve të tij kishte edhe gjerman, hungarez, napolitan etj, sepse qëllimi i luftës ishte i përbashkët, çlirimi, mbrojtja dhe ruajtja e integritetit dhe sovranitetit të tyre.

Dhe me të drejtë Barleti tek Skënderbeu shihte figurën “që përfaqëson dhe mishëron, çdo gjë të lartë dhe të dashur të popullit të vet, vetit e tij më të ndritura, ëndrrat dhe dëshirat e tij, frymën dhe idealet e tij më të bukura, më të larta e më të plota’’.

Prandaj, Skënderbeu është figurë e cila qëndron shenjtërisht në kodin e kombit tonë, dhe do mbetet emblemë e heroizmit, udhëheqjes, diplomacisë dhe e artit ushtarak, e po ashtu dëshmi e orientimit tonë të kamotshëm euroatlantik.

Trashëgimia e tij diplomatike dhe ushtarake është burim frymëzimi në rrugëtimin tonë dinjitoz drejt NATO-së dhe Bashkimit Evropian. /2LONLINE/

Etiketa:Armend Mehaj Gjergj Kastrioti- Skënderbeu rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023

Ngritja profesionale e ushtarakëve objektivë e FSK-së

3 Shkurt, 2023

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

PDK-ja vlerëson lartë performacën e saj si partner koalicioni që bashkëqeverisë me Vetëvendosjen

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com