DYLON

Mehaj: NATO-s i duhet Kosova

Mehaj: NATO-s i duhet Kosova
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se NATO-s i duhet Kosova.

“Bota sot ka ndryshuar, dhe NATO duhet të pranoj Kosovën në dyert e saj të hapura.  NATO-s i duhet Kosova”, ka shkruar në profilin e tij, Mehaj.

EkoHigjiena

***

NATO-s i duhet Kosova

Ne, populli dhe vendi ynë me NATO-n kemi krijuar lidhje të pathyeshme.

Kosova është e mishëruar mes aleatëve në të dy anët e Atlantikut.

Bota sot ka ndryshuar, dhe NATO duhet të pranoj Kosovën në dyert e saj të hapura.

NATO-s i duhet Kosova.

I duhet si vlerë e shtuar, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë për brezat e ardhshëm kudo në Botë.

Për Humanitetin, Lirinë, Demokracinë dhe Solidaritetin.

Vendosmëria e NATO-së për mbrojtjen e këtyre vlerave, shpëtoi vendin dhe popullin tonë nga gjenocidi.

Ne e dimë më së miri vlerën e mbrojtësit të jetërave të njerëzve të pambrojtur nga e keqja.

Ne e dimë më së miri vlerën e luftëtarit kundër abuzimeve masive të të drejtave të njeriut.

Me NATO-n qëndruam dhe qëndrojmë përkrah në operacionin KFOR në vendin tonë.

Me SHBA-në përkrah ishim në operacionin e stabilitetit në Kuvajt dhe do të jemi bashkë edhe në operacione tjera.

Me NATO-n përkrah ishim dhe jemi në operacionin humanitar për evakuimin e refugjatëve afgan.

Ne jemi të gatshëm edhe sot si partner e anëtar i NATO-s kudo që vlerësohet se mund të kontribuojmë.

Krahas forcave tona, gjithçka që krijuam në Republikën e Kosovës, e bëmë së bashku me NATO-n dhe vendet anëtare të saj.

Andaj Forca jonë, me gjithçka që disponojmë, është e ndërveprueshme me NATO-n.

Ne jemi të vetëdijshëm se procesi i anëtarësimit në NATO kërkon kohë dhe durim.

Por momentumi i tashëm në mjedisin e ri të sigurisë, kërkon tani kontributin tonë në NATO.

Kërkon tani anëtarësimin tonë.

Duam më shumë Kosovë në NATO.

Dhe më shumë NATO në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.