DYLON

Mehaj: Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore

Mehaj: Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore
Avatar photo Redaksia

“Bazuar në matjet vjetore të GFP, rishikimit vjetor të indeksit të Fuqisë Globale Ushtarake 2023, në mesin e 145 shteteve, Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore”, ka shkruar në profilin e tij, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Postimi i plotë:

EkoHigjiena

Bazuar në matjet vjetore të GFP, rishikimit vjetor të indeksit të Fuqisë Globale Ushtarake 2023, në mesin e 145 shteteve, Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore.

Në këtë studim është vlerësuar numri i ushtrisë, numri i pajisjeve ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë.

Ushtria e Republikës së Kosovës çdo vit e më shumë po ngritë kapacitetet e saj profesionale dhe operacionale për të kontribuar jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit, por dhe në rajon e më gjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.