DYLON

Mehaj: Gjithmonë në mbështetje të të gjithë ushtarakëve që janë bosht kurrizor i Ushtrisë së Republikës së Kosovës

Mehaj: Gjithmonë në mbështetje të të gjithë ushtarakëve që janë bosht kurrizor i Ushtrisë së Republikës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

“Si Ministër i Mbrojtjes së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jemi gjithmonë në mbështetje të korit të nënoficerëve dhe të gjithë ushtarakëve që janë bosht kurrizor i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, dhe promotor në përmbushjen e standardeve euroatlantike”, ka shkruar në profilin e tij n ëfacebook, ministri i Ministrisë së mbrotjes, Armend Mehaj.

Ja postimi i plotë:

EkoHigjiena

Sot isha pjesëmarrës në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, qëllimi i së cilës ishte nxjerrja e konkluzioneve që do të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional të FSK-së, ngase përmes nënoficerëve të përgatitur profesionalisht dhe të motivuar shpirtërisht, sigurohet udhëheqja e duhur në mesin e ushtarëve dhe funksionimi i mirëfilltë i hallkës organizative, duke siguruar kështu realizimin e synimit që komanda të shkëlqejë në përmbushjen e vizionit të Komandantit dhe të objektivave të FSK-së.

Si Ministër i Mbrojtjes së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jemi gjithmonë në mbështetje të korit të nënoficerëve dhe të gjithë ushtarakëve që janë bosht kurrizor i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, dhe promotor në përmbushjen e standardeve euroatlantike.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.