DYLON

Mehaj dhe Rama u takuan me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod D. Wolters.

Mehaj dhe Rama u takuan me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod D. Wolters.
Avatar photo Redaksia

Ministri Mehaj dhe gjeneral Rama u takuan me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Tod D. Wolters.

Me ftesë të Komandantit të KFOR-it, gjeneral major Franco Federici, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama u takuan në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneral Tod D. Wolters.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Ministri Mehaj falënderoi gjeneralin Wolters për angazhimin e trupave të NATO-s në kuadër të misionit të KFOR-it në funksion të sigurisë së përgjithshme në Kosovë dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.

Për më tepër, Ministri Mehaj shprehu vlerësimin e tij për kontributin dhe angazhimin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në zhvillimin dhe përparimin e FSK-së në të gjitha aspektet.

Gjithashtu, ministri Mehaj, informoi gjeneralin Wolters për arritjet e përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, qëllimet dhe objektivat e tij, si dhe shkallën e ndërtimit të aftësive dhe kapacitetet operacionale në përputhje me planin e tranzicionit të FSK-së.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e thellë për mundësinë e dhënë që FSK-ja të marrë pjesë së bashku me forcat amerikane në operacionet e stabilitetit jashtë vendit si dhe pjesëmarrjen në stërvitjen “DEFENDER-Europe 21” me vullnetin që angazhimi i FSK-së në operacione të ngjashme të rritet edhe më shumë për ta bërë edhe më të madh kontributin në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme në të gjithë botën.

Nga ana  e tij, gjeneral Rama, e informoi gjeneralin Wolters për zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, sipas standardeve të NATO-s, në mënyrë që të jetë e ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare të NATO-s.

Gjenerali Wolters shprehu vlerësimin për arritjet e deritanishme të FSK-së dhe kontributin e saj në sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm. Ndër të tjera, Gjenerali Wolters përsëriti angazhimin e NATO-s për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.