/2L ONLINE/ – Ka javë të tëra që emri i mjekut gjilanas Shpend Elezi përmendet si kandidati më i mundshëm për të qenë kryetar Dege i PDK-së në Gjilan. Emri i tij është përmendur brenda strukturave të Degës në Gjilan dhe së fundi është konfirmuar edhe nga vet ai se ëshët kontaktuar nga Qednra. Elezi ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se është e vërtetë se është kontaktuar nga faktor relevant politik të qendrës, për kyçjen e tij në politikë. Ka pas bisedime edhe pse ofertë zyrtare konkrete, pohoi se nuk ka marrë ende nga PDK-ja.
Megjithatë, Dr Elezi thotë se i ka marrë seriozisht këto interesime të politikanëve faktor në politikë, dhe se me seriozitetin më të madh është duke e shqyrtuar mundësinë e tillë për ta pranuar aktivizimin e tij në politikë.
Elezi thotë se shumë shpejtë do ta marrë një vendim për këtë çështje, ndërkohë që i pyetur se a do ta pranojë pozitën e kryetarit të Degës së PDK-së në Gjilan, ai tha se nuk do të lëshohet, tani për tani, në detaje, pa e qartësuar përfundimisht vendimin e tij për kyçje, apo jo në politikë.
Përndryshe, Portali 2L ONLINE, bazuar në burimet e saj brenda PDK-së së Gjilanit, kishte mësuar se Dr Shpend Elezi, është ka mirëpritet nga strukturat partiake, madje ka edhe grupime që lobojnë me të madhe për të. Po ashtu, në rrjetet sociale është duke u zhvilluar një fushatë mbështetëse për të, nën moton “Po vjen!”, që aludohet në të. Ditë më parë, edhe Shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së Sahit Abazi e ka vlerësuar figurën e Dr Shpend Elezit, duke thënë se ai është një emër shumë i respektuar, që një kohë të gjatë është mbështetës i PDK-së, profesionist i jashtëzakonshëm, intelektual i thellë, një njeri me pedigre, dhe duket se emri i tij i përmendur, përkatësisht ardhja e tij, mirëpritet në strukturat e gjëra të PDK-së. /2L ONLINE/
Shih edhe shkrimet:
PDK ja po lyp mjek për me u “shërue” nga humbja e për me u këndellë për fitore!
Në krye të PDK-së, personalitete që do ta “shërojnë” Gjilanin nga keqqeverisja e LDK-së