DYLON

Megjithatë ky riparim e përmirëson dukshëm gjendjen e rëndë të kësaj rruge, thotë Matoshi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi thotë se riparimi i rrugës në lagjen Malësia, ndonëse nuk është ajo që është premtuar, megjithatë ky riparim e përmirëson dukshëm gjendjen e rëndë të kësaj rruge, ndërkohë që është treguar gatishmëria që pas mbarimit të sezonës dimërore këtë rrugë ta riasfaltojnë.

“Ky riparim i rrugës në lagjen Malësia, nuk është ajo që ne e kemi premtuar dhe dëshiruar, por është krejt çka kemi arritur të bëjmë nga buxheti komunal. Gjatë muajve të kaluar kemi pasur shumë premtime dhe biseda me Ministrinë e Infrastrukturës për të na ndihmuar në riasfaltimin e plotë të kësaj rruge. Fatkeqësisht nuk kemi arritur që këtë ta realizojmë për shkak të pengesave ligjore siç na është thënë nga ministria”, ka thënë nënkryetari Matoshi.

EkoHigjiena

Ai tha se megjithatë ky riparim e përmirëson dukshëm gjendjen e rëndë të kësaj rruge.

“E falënderoj shumë Kryetarin Begzad Sinani për përkushtimin e treguar që këto gropa të mbulohen nga buxheti komunal, dhe gatishmërinë që pas mbarimit të sezonës dimërore këtë rrugë ta riasfaltojmë”, ka thënë nënkryetari i komunës së kamenicës Fatmir Matoshi. /2L ONLINE/