DYLON

Medvegjë: Dështon edhe një seancë

Avatar photo Redaksia

Për shkak të mungesës së kuorumit, sërish nuk është mbajtur seanca e 25-të me radhë e Kuvendit Komunal të Medvegjës e cila ishte ndërprerë për arsye të njëjtë si ato të datës 20 mars.

Siç raporton “MePress”, në rend të ditës ndër të tjera ishin: ndërprerja dhe verifikimi i mandateve të këshilltarëve komunal, propozimi i vendimit për emërimin e avokatit publik të komunës, propozimi i vendimit për angazhimin e auditorit për auditim të jashtëm të buxhetit për vitin 2014, propozimi për emërimin e komandatit të Shtabit për situata të jashtëzakonshme etj.

EkoHigjiena

Seanca është shtyrë për javën e ardhshme për datën 3 prill.

Dështimet e seancës së këtij Kuvendi vien sidomos pas marrjes së drejtimit të komunës nga kryetari i ri, Dragisha Petroviq.

Titulli.com javën e kaluar raportoi për dorëheqjen e zëvendëskryetarit të Kuvendit, Fehmi Beha. Ish zëvendëskryetari dorëheqjen e kishte arsyetuar me punësimin e shumë personave nga një familje, ndërsa shumë të tjerë janë në kufi të ekzistencës.

Sipas Behës, situata ka shkuar më keq nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal ku u arrit një konsensus me zgjedhjen e kryetari të ri, që si qëllim kishte dhënien fund dukurive të tilla, mirëpo ai thekson se tani situata është më e rëndë se më parë dhe pa asnjë shpresë se diçka do të përmirësohet. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.