DYLON

Medvegja po braktiset, kthehuni!

Avatar photo Redaksia

Nëse vazhdon trendi i shpërnguljes, brenda pak viteve Medvegja do të mbetet vetëm ëndërr e shqiptarëve. Atje tashmë kanë mbet vetëm disa shqiptarë, të cilët po mundohen ta ruajnë trungun që të mos thahet. Të mbeturit bëjnë thirrje: …kthehuni!

Nëntë dekadat e jetës së tij, Ahmet Salihu nga Medvegja i kishte kaluar si Prometheu, duke u përball me tortura dhe vuajtjet serbe, shkruan Zëri.

EkoHigjiena

Megjithëse krejt këto të këqija, duhet se e kanë forcuar plakun, 92 vjeçar. Ai është i vendosur që të mos e lëshojë Medvegjën.

Por pavarësisht shpërnguljeve, banorët e mbetur në qytetin që është veç 60 kilometra larg Prishtinës, të mbeturit në Medvegje e vazhdojnë jetën.

Numri i vogël i banorëve, bën që ata të gjithë ta njohin njëri-tjetrin.

Teksa kryetari është serb, nënkryetari i tyre është shqiptar. Por ikja nga Medvegja po paraqet rrezik për institucionet arsimore. Shkollat atje, janë drejt mbylljes.

Është kjo arsyeja që banorët e mbetur dhe komuna po kërkon që të gjithë të shpërngulurit nga Medvegja, të kthehen atje

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.