(2L ONLINE) – Zgjedhjet e 8 qershorit ishin aso zgjedhje që nuk u pritë vetëm nga kosovarët por edhe nga shqiptarët nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva. Nga këto zgjedhje pritet që Kosova të pranohet në Këshillin e Sigurimit duke u pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuar dhe në të gjitha mekanizmat tjerë Evropian.
Shkruan : Refik HASANI
Në krahinën shqiptare (Kosova Lindore), të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë më së shumti presin nga kjo legjislaturë pasi asgjë nuk është arritur deri më tani. Diskriminimi i tyre në të gjitha segmentet e jetës ka ndodh por ndoshta kjo legjislaturë e Parlamentit të Kosovës do të arrij konkretisht të hapë zyrën e shumë përfolur.
Medvegja, Bujanoci dhe Presheva presin me të drejtë nga legjislatura e pestë pasi nga katër legjislatura të pas luftës asgjë nuk bëri Kosova për shqiptarët jashta kufirit administrativë të Kosovës edhe pse ka obligim moral, kombëtar, institucional besa edhe detyrim kushtetues .
Qeveri nuk duhet të shtyj e zvarrit dhe të përdorë këtë vetëm për fushat zgjedhore por duhet të hapë zyrën për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Prishtina dhe Tirana duhet të shtrojnë, ngrisin dhe të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve në Këshillin e Evropës, por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
/autori është nga publicist i pavarur/